Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 4155 Ha.Ne Njësia Administrative Dajç jane 1555 ha te permbytur

Janë mbi 200 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banorët në mënyrë të vazhdueshme.

Ne Njësia Administrative Ana e Malit jane 1250 ha toke nen uje. Janë 177 shtëpi të rrethuara nga uji.Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 780 ha tokë e përmbytur.Janë 50 shtëpi të rrethuara nga uji.

Nevojitet furnizimi me ujë të pishëm për banorët.Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 380 Ha tokë .Në fshatin Ças paraqiten shume probleme në argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e kalueshme me mjetet e larta të ushtrisë.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 120 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shumë vështirësi kalohet me makina ushtrie, ndërsa në disa zona kalimi bëhet i mundur vetëm me varkë.

Në këtë moment janë 55 persona të akomoduar në konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre. Bashkia Shkodër ka shpërndarë pako ushqimore edhe për përsonat e akomoduar në konvikt.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.