Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 2710 Ha tokë në ujë,

ndërsa dhjetëra banesa në fshatrat Dajç, Ana e Malit, Obot dhe Bërdicë, janë të rrethuara nga uji.

Në Njësinë Administrative Dajç janë nën ujë 1010 ha.Janë mbi 100 shtëpi te rrethuara nga uji.

Njësia Administrative Ana e Malit jane nen ujë 1100 ha dhe 150 shtepi jane terrethuara nga uji. Në fshatin Obot kalimi bëhet i mundur me makinat e larta të ushtrisë.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 320 ha tokë e përmbytur .
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 140 Ha tokë Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha.

Në fshatin Kir ka rënie masive dheu e gurësh që si pasojë kanë bllokuar rrugën. Bashkia Shkodër po merr masat e nevojshme për të bërë të mundur kalimin.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.