Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në kuadër të diskutimit për projektbuxhetin e vitit 2019 ka shpalosur në Komisionin e Sigurisë objektivat për vitin e ardhshëm. Xhaçka renditi disa nga prioritetet e ministrisë së Mbrojtjes.

Disa nga objektivat janë; modernizimi i batalionit të këmbësorisë, sistemet e pajisjeve për forcat e armatosura, vendosja në funksion e vëzhgimit të hapësirës ajrore,

përmirësimi i vëzhgimit të hapësirës detare për luftën ndaj trafiqeve, investimi bashkë me NATO-n në modernizimin e bazës së Kuçovës,

e cila do të sjellë përftime të shumëfishta, pasi do të rrisë nivelin e siguritë, ndikon në thithjen e investimeve të huaja dhe punësimet. Ne duhet të jemi shumë seriozë në bashkëpunim me aleancën.do të jenë mbi 50 milionë euro investim.

Në 2019 do të vendoset tulla e parë, ndërsa kjo do të jetë baza e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Deputetët e shumicës ngritën shqetësimin e nivelit të buxhetit për Emergjencat Civile që tashmë ka kaluar në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Olta Xhaçka u shpreh ‘na duhet një buxhet më i madh’.

Shkodra ka qenë një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, ndërsa ministrja tha se nuk kam parë asnjë projekt për të investuar.

Buxheti është i papërfillshëm është në krahasim me atë që mund të rialokojnë bashkitë. Na duhet një buxhet më i madh se kemi një borxh të pashlyer dhe dëmtime të shumë familjeve që janë prekur në vite.

Secili ka përgjegjësinë e vet, nuk mund ta mbajmë të gjithë ne. Nuk kam parë projekt të mirë që kërkon fonde për të evidentuar problematikën në Shkodër. Pashë një projekt të Fierit për Vjosën po e mbështesim.

Kryetarja e Komisionit, Felaj u shpreh se ‘Buxheti për Mbrojtjen ka ardhur në rritje në krahasim me vitin e kaluar. Ne jemi në mbështetje të kërkesave tuaja buxhetore’.

Ndërsa relatori Xhemal Qefalia theksoi se Shqipëria renditet përkrah Gjermanisë përsa i përket nivelit të kontributit në NATO.

‘Për herë të parë FA arrin që të kapë një shifër rekord, 1.25% të buxhetit. Kjo kërkesë u bë edhe nga Presidenti Trump, është angazhim në kuadër të rreshtimit në NATO.

Shqipëria renditet përkrah Gjermanisë dhe Italisë, duke lënë pas vende të tjera si Spanja, etj’ tha deputeti i PS.