Bie nën prangat e Policisë një 30-vjeçar, i cili përndiqte një 25-vjeçare, deri sa i kishte shkaktuar frikë asaj.

Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se është arrestuar në flagrancë B. S., 30 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka përndjekur shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Vlorë, duke i shkaktuar frikë shtetases në fjalë.

Komisariati i Policisë Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. S., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka përndjekur shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Vlorë, duke i shkaktuar frikë shtetases në fjalë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Përndjekja” neni 121/a i Kodit Penal.

Artikulli paraprakARRESTOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR I KËRKUAR NË ITALI
Artikulli tjetërGRUEVSKIT I PRANOHET KËRKESA PË AZIL POLITIK NË HUNGARI