Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 9:45 në aksin Fier-Lushnje, ku janë përfshirë tre automjete. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Bishtqethëm.

Ka qenë automjeti i tretë që është larguar më pas nga vendi i ngjarjes që ka goditur nga pas një ‘Tayota’ me targa AA 400 PC, ndërsa për pasojë është goditur edhe një automjet tip ‘Volkswagen’ me targa AA 041 GE.

Mjeti tip golf ka përfunduar në kanalin kullues të ujërave të zeza ku në të janë lënduar dy gra të cilat janë transportuar në spitalin e Lushnjes dhe janë nën kujdesin mjekësorë por janë jashtë rrezikut për jetën.

Në kanal ka përfunduar edhe makina tjetër ndërsa makina që ka shkaktuar përplasjen është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me shkaqet e këtij aksident

Artikulli paraprakTENTOI TË NDEZË POMPËN E UJIT, E ZË KORRENTI, NDËRRON JETË GRUAJA
Artikulli tjetërI BIE ATAK KARDIAK SAPO U FUT NË DET, HUMB JETËN PUSHUESI NË PLAZHIN E SPILLES