Një përplasje mes katër makinave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Burime nga policia e kryeqytetit thanë se aksidenti ka ndodhur në rrugën e Rinasit.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 2 persona, të cilët ndodhen në spital.
Informacion Paraprak nga Policia e Tiranës:

Më datë 05.09.2018, rreth orës 10:30, tek kryqëzimi i fshatit Laknas me rrugën e ‘Rinasit’, janë përplasur katër mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy pasagjer mjetesh dhe një drejtues mjeti, të cilët aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.