Përplasen dy autobusë në Nju Jork

Tre persona u vranë dhe të paktën 16 të tjerë u plagosën kur dy autobusë, njëri prej të cilëve turistik, u përplasën me njëri-tjetrin të hënën në lagjen e Kuinsit në Nju Jork. Autoritetet mendojnë se shpejtësia mund të ketë qenë shkak i aksidentit. Mes viktimave është një kalimtar i paidentifikuar, i cili u përplas nga njëri prej autobusëve, duke humbur jetën në vend. Shoferi i autobusit turistik dhe një pasagjer u shpallën të vdekur më vonë në spital. Ndërkaq, viktimat e tjerë kanë marrë plagë, nga të lehta në kritike. Autoritetet thanë se zjarrfikësit shuan një vatër të vogël zjarri e krijuar pas përplasjes së autobusëve.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 18.09.2017
Artikulli tjetërFLECKENSTEIN KONFERENCË TË MËRKURËN PËR TAKIMET NË TIRANË