Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin rreth orës 15:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Policia njofton se mjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R.C është përplasur me mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin R.N.

Të plagosurit janë F.N,63 vjeçe, banuese në Vlorë; N.K, 69 vjeç, banues në Vlorë; S.M, 19 vjeçe, banuese në Tiranë; Dh.N, 30 vjeç, banues në Sarandë dhe E.F, 28 vjeçe, banuese në Berat.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit.Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.