Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e së enjtes në fshatin Xengë, Divjakë, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Policia bën të ditur se shtetasi G.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Fiat, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi O.K. Shtetasi G.B dhe shtetasi E.A, 38 vjeç (pasagjer në mjetin tip “Fiat”), ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.