Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në aksin Elbasan – Librazhd, ku dyshohet për 5 të plagosur.

Sipas informacioneve të para, mësohet se të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Burimet nga vendi i ngjarjes thanë se një makinë tip “Audi” është përplasur kokë më kokë me një “Volkswagen”.

Policia dhe ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bëhet transportimi i të plagosurve drejt spitalit.

Artikulli paraprakSHOFERJA 21-VJEÇARE E DEHUR BËN AKSIDENT DHE LARGOHET NGA VENDI I NGJARJES
Artikulli tjetërME KOKAINË NË ‘BMW’ DREJT SHQIPËRISË, ARRESTOHET 40-VJEÇARI MAQEDONAS