Dy automjete, tip “Benz”, janë përplasur me njëra-tjetrën në Kukës.
Aksidenti i cili ka ndodhur te kryqëzimi i spitalit, ka përfunduar me 4 persona të plagosur,
Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A. S., vjeç 24, banues në fshatin Surroj,

pasi te kryqëzimi i spitalit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi B. K., vjeç 26, banues në Tiranë,

për pasojë janë dëmtuar drejtues A. S., dhe pasagjerët, shtetasit F. L., T. T., dhe R. T., vjeç 67, 32 e 69, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakDOGJI MAKINËN E DREJTORESHËS, ARRESTOHET PAS 9 DITËSH AUTORI
Artikulli tjetërQËLLOI ME ARMË FAST-FOODIN, ARRESTOHET SHQIPTARI, I GJENDET KOKAINË E EURO