Një aksident me pasojë tre persona të plagosur ka për protagonistë, një shofer norvegjezë dhe një shqiptar.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Rinasit. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur tre shtetas norvegjezë që udhëtonin si pasagjerë në makinë e drejtuar prej bashkëkombësit të tyre
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, Tiranë

Më datë 04.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F. K., vjeç 35, banues në Norvegji, pasi dyshohet se në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Alfa Romeo”,

me drejtues A. N., vjeç 36, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar pasagjeret M. Ç., L. L., dhe M. L., vjeç 37, 29 e 35, banues në Novergji, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakNJË 31- VJEÇAR SHQIPTAR LARGOHET FORCËRISHT NGA ITALIA
Artikulli tjetërTENTON VETËVRASJEN DUKE PRERË DAMARËT