Një aksident mësohet se ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në autostradën Elbasan-Metalurgji.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë e goditjes së fortë, njëra prej makinave ka dalë nga rruga duke bëra disa rrokullisje.

Nga aksidenti ka pasur disa të plagosur, por fatmirësisht deri tani nuk mësohet se ndonjë prej tyre të jetë në rrezik për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakTRAGJEDIA, SHQIPTARI U MBYT NË KANAL SEPSE PO IKTE NGA QENTË
Artikulli tjetërSHPËTOHEN PAS 24 ORËSH KATËR ALPINISTËT .DY PREJ TYRE PJESE E FA