Përplasen dy makina, vdes i riu shqiptar

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Itali. Mediat italiane thonë se bëhet fjalë për Klodjan Kërtalli, me banim në San Giusto Canavese, ndërsa aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore në Foglizzo. I riu shqiptar udhëtonte me një automjet tip “Volvo V40”, kur ai u përplasur me një furgon “Peugot Expert” rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Përplasja ka qenë shumë e fortë, sa makina e shqiptarit përfundoi në hendekun në anën e rrugës. Edhe pse ndihma e shpejtë shkoi në vendin e ngjarjes ishte e padobishëm, pasi i riu ndërroi jetë pak pasi mbërriti në urgjencën e spitalit Chivasso. Shoferi i furgoni një 59-vjecar, i cili nuk pati lëndime pas aksidentit doli nga makina dhe siguroi ndihmën e shpejtë për të riun shqiptar. Për shkak të aksidentit aksi në këtë rrugë u bllokua për rreth një orë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit që i mori jetën shqiptarit.

Artikulli paraprakBLLOKOHET ANIJA ME FLAMUR BELG, DEL NË BREG 1 TON DROGË
Artikulli tjetërTRAFIK DROGE ME VLERË 2 MILIONË EURO, MES TË ARRESTUARVE 9 SHQIPTARË