PRESIDENTI I REPUBLIKËS REAGON NDAJ KRITIKAVE TË KRYEMINISTRIT .

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i është përgjigjur përmes një reagimi të publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili dy ditë më parë shprehu kritika për pozicionin dhe punën e kreut të shtetit në lidhje me sistemin e drejtësisë.

Sipas presidentit, pavarësia ndaj institucioneve është baza mbi të cilën duhet të funksionojë sistemi i drejtësisë dhe çdo mendësi tjetër do të shkelte Kushtetutën e vendit. Shqipëria, siç shkruhet më tej në njoftim, është ndarë nga mendësi të tilla.

Presidenti thekson se qeveria dhe kryeministri në vazhdim po sulmojnë këtë institucion duke përgatitur edhe mjaft projektligje dhe duke votuar ligje që sipas tij cënojnë kompetencat e kreut të shtetit. Në përfundim, zoti Nishani thekson se mesa duket, qeveria dëshiron një sistem drejtësie të reformuar, por të komanduar nga kryeministri.