Tre automjete janë përplasur me njëra- tjetrën mbrëmjen e sotme afër Shkollës Pedagogjike të qytetit.

Kanë mbetur të lënduar tre drejtuesit e mjeteve të cilat janë transportuar me urgjencë drejt spitalin të Elbasanit.

Mësohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve ndërkohë nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e aksidentit,

por pikërisht përplasja e tre mjeteve ka bërë të mundur bllokimin e qarkullimit rrugor në rrugën 11 Nëntori.

Policia është në vendngjarje për të kryer hetimet dhe shkaqet të cilat çuan në aksidentin e trefishtë.