Një aksident ka ndodhur në Fier në vendin e quajtur Kashisht. Dy makina janë përplasur, ku sic mëson një nga makinat ishte e Policisë. Për pasojë, 4 persona janë plagosur.

Në makinën e policisë ishte duke udhëtuar një polic nga Gjirokastra, bashkë me djalin e tij. Ai ishte duke u kthyer nga Tirana për në Gjirokastër.

Dy të plagosurit e tjerë ndodheshin në një makinë tjetër tip Fuoristradë. Nuk dihen ende të dhëna për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.