Një shqiptare 20 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident të ndodhur rreh orës 17 në Trevi, raportojnë mediat italiane. Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, lëvizte e vetme me një makinë tip “Ford station wagon” që ka përfunduar duke u përplasur me një pemë anë rrugës.

 

Parakolpi i makinës është shkatërruar. Një kalimtar ka lajmëruar ambulancën dhe gruaja është transportuar në spital. Raportohet se ajo ka pësuar fraktura në pjesën e legenit.

Në vendngjarje shkuan edhe karabinierët dhe një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR, INVESTIMET E 2018-es
Artikulli tjetërBUSHATI DHE KOTZIAS NISIN TAKIMIN 3 DITOR NË KORÇË, BISEDIMET NË NJË HOTEL TË VOGËL