Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 15 në qytetin bregdetar.

Viktima është një 59-vjeçar. Sipas policisë 48 vjeçari me inicialet A.F. duke i dhënë biçikletës është përplasur me një motoçikletë me drejtues I.S. 59 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Pas ngjarjes, 48-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për t’u marrë në pyetje. Këtë vit që po mbyllet në Shqipëri janë shënuar shumë aksidente me vdekje.