Një aksident me vdekje është shënuar këtë pasdite në Durrës. Një makinë ka përplasur një person i cili lëvizte me biçikletë, duke i shkaktuar vdekjen. Viktima nuk është identifikuar ende nga Policia.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga Policia e Durrësit, ora shënonte rreth 17:45, kur pranë drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore (në lagjen 17), një mjet me targa “AA 787 RZ” me drejtues D.K. ka aksidentuar një shtetas i cili udhëtonte me biçikletë. Ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale”, njofton Policia, ndërsa në vendngjarje ndodhen efektivë të Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Automjeti tip “Volksvagen”, pasi ka përplasur personin me biçikletë, ka përfunduar brenda ambienteve të një biznesi.

Artikulli paraprakQËLLOHET ME ARMË ZJARRI, I RIU SHQIPTAR NË LUFTË ME VDEKJEN
Artikulli tjetërRRËFEHET SHQIPTARI : KISHA PIRË KOKAINË, AI MË SHTYU DHE UNË E VRAVA