Dy ditë pas arrestimit në gjendje të dehur të Shefit të Stacionit Policor në Patos, Flamur Veliu, gjykata ka vendosur ta lirojë.

Gjykata e rrethit Fier i ka dhënë Veliut masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, pas kërkesës së prokurorit Petrit Vukaj.

Flamur Veliu u arrestua ditën e diel, pasi përplasi disa makina në zonën e quajtur “Mulliri i Artë”, në aksin Fier-Lushnje. Policia njoftoi se arrestimi ishte bërë nga SHÇBA dhe se në testin e alkoolit, rezultoi se Veliu ishte i dehur.

Artikulli paraprakKËRCËNOJNË TË MITURIN ME ARMË, ARRESTOHEN
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHQIPTARË NË RAGUZA ME 190 KG MARIHUANË