Një vajzë e vogël 6 vjeçe me iniciale R.M. është aksidentuar dje me makinë në bulevardin kryesor të Korçës dhe ka përfunduar në spital. Vogëlushja po mjekohet, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia i ka vënë prangat menjëhërë shoferit 55 –vjeçar, Petrika Zhidro nga fshati Dishnicë.
Policia tha se “arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 7, në Bulevard “Fan Noli” në Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë KO790A TX, ka aksidentuar shtetasen R.M, 6 vjeçe, banuese në Korçë, e cila po merr ndihmë në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.”