Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar me akuzën për tentativë vrasjeje.

Sipas të dhënave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale M.M., banues në fshatin Zahrisht, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi, për motive pronësie, ka goditur me automjetin tip “Mitsubish Pajero”, shtetasin I.A., vjeç 66, banues në fshatin Zahrisht, Has.
I dëmtuari ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Kukës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativ”.

Artikulli paraprakVRAU 8 PJESËTARË TË FAMILJES, PROKURORIA KËRKON BURG PËRJETË PËR RITVAN ZYKAJN
Artikulli tjetërDJEGA E MANDATEVE, RAMA: LARGOHEN SE NUK FITOJNË DOT ZGJEDHJET