Ka qëndruar në detyrë vetëm 6 muaj, shkarkohet nga posti i Drejtorit të Zyrës Qendrore të Repgjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Elion Semanaj.

Në nëntor të 2017 u njoftua se Semanaj fitoi një prej konkurseve që u organizuan nga qeveria, ndërsa pas 6 muajsh u shkarkua nga detyra me firmë të së njëjtës ministre që firmosi emërimin.

Në vend të Semanajt është emëruar Valdrin Pjetri, që mësohet se ka drejtuar Zyrën hipotekore të Tiranës.

Në atë kohë Kryeministri Edi Rama i kushtonte vëmendje konkurseve për përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve, duke bërë disa herë thirrje publike se konkurrimi do të ishte i hapur se dhe fituesit nuk do të paracaktoheshin.

Por duket se pas përplasjeve mes Semanajt dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kjo e fundit ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Burime nga ZVRPP bëjnë të ditur se përplasja kishte të bënte me regjistrimin e disa tokave në zonë bregdetare, për të cilat qeveria ka miratuar një vendim,

që ndalon hipotekimin deri në përfundimin e procesit të verifikimit të pronësisë.

 

Artikulli paraprakANKIMOHET VENDIMI PËR PUSHIMIN E VETTINGUT PËR ISH-ANËTAREN E GJYKATËS SË LARTË
Artikulli tjetërAKUZAT E PD, RAMA FLET NESËR PËR ÇËSHTJEN “XHAFAJ”