Pesë persona kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e shkuar në rrugën provinciale Martano-Otranto në Itali. Të plagosurit janë dërguar në tre spitale të ndryshme të provincës.

Aksidenti ndodhi pas dy makina u përplasën midis tyre, një Golf4, në të cilën udhëtonin katër shqiptarë banues në Galatina (shoferi 25 vjeçar, një pasagjer 21 vjeçar, një 24 vjeçar dhe një 20 vjeçar) dhe një mjet tjetër ” 500 X”, drejtuar nga një grua 57 vjeçare nga Salento.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, u përballën me një skenë të veçantë; dy të plagosurit ishin të bllokuar brenda mjetit, ndërsa tre të tjerët ishin përfunduar jashtë.

Mediat italiane shkruan se mjeti tip “Golf” ishte duke ecur në rrugën provinciale, në drejtim të Otrantos, ndërsa mjeti tjetër vinte në drejtim të kundërt. Me sa duket, mjeti i dytë po kryente një manovër për t’u kthyer në të majtë dhe kjo ka shkaktuar përplasjen e fortë.

Forcat e policisë shkuan në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.