Në momentin kur protestuesit çanë kordonin e parë të policisë, u përdor gaz lotsjellës për t’i larguar.

Më pas efektivët e RENEA-s që ndodheshin disa metra më tytje, si kordon i dytë, kaluan në kordon të parë.

Me thirrjet “Rama ik” mbështetës të opozitës ndodhen para parlamentit prej orës 17: 00 ndërsa maxhoranca mban seancën.

Ka pasur momente kur protestuesit kane hedhur kapsolla dhe djegur goma. Kryetari i PD-se, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi por dhe deputetë mbajtën fjalën e tyre para protestuesve.”O dorëzohu o rrëzohu! therrisnin protetuesit.

Protestuesit këndojnë: “Hajde të rrëzojmë Ramën e Kristaqit. Na u bë Shqipëria magazinë hashashi. Rama ik”. Ka momente kur protestuesit hedhin kapsolla drejt policise. Si dhe vijon te kete djegie gomash.

Forca te shumta policie me skanfander kane krijuar kordon para parlamentit.