Përrenjtë e fshatrave dhe kanalet kulluese kanë rënë pre e ndotjes ambientale.Përroi i Vrakës ndër vite ka qënë i shënjëstruar si vendqëndrim i mbeturinave.Mirëpo ai po ndot në masë edhe liqenin e Shkodrës.

Pirgje mbeturinash depozitohen çdo ditë në breg të Liqenit të Shkodrës. Një nga burimet e së keqes vjen nga zona e quajtur Vija e Vrakës.Panorama është e trishtë. Është një përrua që ndan kufirin midis Bashkisë së Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Për këtë arsye gjendja mbetet e pandryshuar, teksa asnjë prej titullarëve të 2 bashkive, ndër vite nuk kanë marrë asnjë masë për pastrimin e bregut të liqenit në zonën e Vrakës

Kjo papërgjegjëshmëri e banorëvë shpesh-herë ka sjellë dhe katastrofa ekologjike.Nuk është hera e parë që kemi të bëjmë me situatë të tillë.Për më tepër po shkatërrohet edhe një nga passuritë më të mëdha natyrore, si është liqeni I Shkodrës.

Rrjedhja e përroi të Vrakës i merr përpara mbeturinat dhe i depoziton në liqen.Vija e vrakës është zonë neutrale mes Malësisë së Madhe dhe Shkodrës ,ndaj ka bërë që akush nga drejtuesit e bashkive respektive të marrë ndjenjën e fajit.

Megjithatë nuk ka nevojë për shumë komente në këtë rast, pasi pamjet tregojnë qartë gjendjen e krijuar dhe ndotjen që i bëhet liqenit të Shkodres.Kështu vazhdon kjo histori pa i dalë asnjëri përzot, ndërsa ndotja vijon cdo ditë.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHOFERËT: PEMA QË RA RREZIKOI SHUMË KALIMTARË
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS RIKONSTRUKSIONI NË RRUGËN “HENRIK LACAJ”