Ka degjeneruar në përplasje dhe përleshje me policinë protesta e qytetarëve në Kukës kundër taksës në Rrugën e Kombit.

Protesta ka nisur në orën 11:00 në afërsi të sporteleve ku do të paguhet taksa për të kaluar në Rrugën e Kombit, ndërsa qytetarët kanë bllokuar qarkullimin duke u përplasur me policinë.

Disa nga protestuesit akuzojnë policinë se i ka dhunuar duke i goditur me shkopinj gome. Organizatorët më parë kanë bërë thirrje për një tubim paqësor,

por qytetarët kanë deklaruar se u dhunuan nga policia, ndërsa më pas situata precipitoi duke sjellë reagimin e protestuesve me gurë.

Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të sporteleve duke thyer xhamat, ndërsa policia i ka penguar duke u përplasur.

Situata për disa momente ka dalë jashtë kontrollit. Organizatorët kanë marrë leje dy orë për të zhvilluar protestën, por deklarojnë se nuk do të largohen nga rruga derisa të anulohet vendimi për të paguar taksën.

Në protestë ndodhen Këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike, shoqata “Biznesi për Biznesin”, banorët e Kukësit dhe pushteti vendor.

Në Kukës ndodhen forca shumta të policisë nga Shkodra, Lezha dhe Tirana, pasi numri i protestuesve është i lartë. Protestuesit kërkojnë heqjen e taksës në Rrugën e Kombit, ndërsa të pranishëm ndodhen edhe qytetarët nga Kosova.

TAKSA E “RRUGËS SË KOMBIT”
Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro
Klasa 2/ Veturat – 5 Euro
Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro
Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro
Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro

Qytetarët: Nuk do largohemi nëse nuk anulohet taksa, po na grabit shteti
Protestuesit e mbledhur për të kundërshtuar taksën për të kaluar në Rrugën e Kombit janë të shumtë të ndërsa deklarojnë se nuk do të largohen nëse nuk do të anulohet vendimi.

Jo izolim. Nuk do të ikim nga këtu pa u hequr vendimi për të paguar taksën. Kemi marrë iniciativën për t’i dalë zot kësaj proteste. Këtu jemi mbledhur pa asnjë dallim politik. Kjo është një kërkesë e drejtë dhe jetike”

Deklaratat e protestuesve në Rrugën e Kombit
31 Mars, 11:09 Protestuesit në Rrugën e Kombit shkatërrojnë sportelet ku do të paguhet taksa

Protestuesit në Rrugën e Kombit të irrituar me vendimin për të paguar taksën për të kaluar në Rrugën e Kombit kanë shkatërruar sportelet e kompanisë.

Ata kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të sporteleve duke thyer tabelën elektronike që tregon tarifën e pagesës.

Artikulli paraprakPASHKËT, MASSAFRA MESAZH PËR BESIMTARËT, NË VEÇANTI PËR BANORËT E ZONAVE TË PËRMBYTURA
Artikulli tjetërPROTESTA KUNDËR TAKSËS/ QYTETARËT I VËNË ZJARRIN KABINAVE TË SPORTELIT: POLICIA NA PROVOKOI