NGJARJET JANË REGJISTRUAR RRETH ORËS 2 TË MENGJESIT, ASNJË I NDALUR. 4 persona të armatosur dhe të maskuar kanë kryer tre grabitje të njëpasnjëshme një natë më parë në rrethin e Kurbinit dhe më pas janë larguar pa u shqetësuar nga askush. Ka qenë ora 2:00 e mëngjesit të së mërkurës (8 prill 2015), kur shtetasi  me iniciale B.K n ga Tirana ka telefonuar në sallën operative të policisë së Laçit, duke deklaruar se është grabitur nga këta shtetas.

Sipas deklarimit të tij, ai ka qenë duke lëvizur me mjetin tip “Audi” me targa AA313HV sëbashku me disa familjaë të tij në supërtraden Laç-Fushë Krujë, kur 4 grabitësit i kanë kërkuar që të ndalojnë. Nën këcënimin e armëve ata e kanë zbritur nga automjeti sëabshku me tre pasagjerët, duke ju kërkuar që të dorëzonin sendet që kishin me vete. Nga frika dhe paniku ata nuk kanë bërë rezistencë, ndërsa 4 agresorët kanë arritur t’ju marrin 15.000 lek të rinj, një orë dore dhe një telefon celular. Pasi kanë kryer misionin e tyre, grabitësit janë larguar me mjetin tip “Benz” me targë AA332LE pa u shqetësuar. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Pas marrjes në pyetje të personave që ranë prej e grabitjes dhe hetimeve të nisura ka rezultuar se këta përsona në një hark kohor të shkurter të kenë kryer edhe dy grabitje të tjera në këtë zonë.