Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës janë bërë bashkë në Prizren, në ceremoninë e inagurimit të shtatoreve të tre figurave të ndritura kombëtare, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

”Nderim udhëheqësve shpirtërorë të Lidhjes Kombëtare të Prizrenit në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut”,-shkruan Rama në facebook.

Ne ceremonine e zhvilluar ka pershendetur Presidenti i Shqiperise Ilir Meta i cili ka theksuar se kjo veper eshte madheshtore dhe shqiptaret duhet te bashkohen per prosperitet.

Kryeministri i Shqiperise Edi Rama ka thene  se burrat e kombit u bashkuan per t’i prere hovin armiqve.

Ramush Haradinaj, kryeminister i Kosoves ka theksuar se ne kjo veper inagurohet ne prag te festes mbarekombetare te 28 nentorit dhe ne Vitin Mbarekombetar te Skenderbeut.Shqiptaret kudo ne bote kane te drejte te krenohen me figurat e ndrtitura te historise se tyre , te cilet I dhane aq shume atdheut.

Artikulli paraprakBILANCI I VETTINGUT, 21 NJERËZIT E NDERSHËM TË DREJTËSISË DHE 13 SUBJEKTET NË PROVË
Artikulli tjetërKISHA 200-VJEÇARE NË MËSHIRË TË FATIT, RRËZOHET MURI RREZIKOHET SHEMBJA