Si çdo vit revista ‘’Forbes’’ ka përgatitur listën e aktorëve më të paguar në botë. Bien në sy aktorë të cilët kanë bërë histori në kinematografi, ndërsa producentët nuk janë kursyer aspak të shpenzojnë shuma marramëndese për të marrë shërbimin e tyre.

Por kujdes, kësaj radhe ndodh çudia edhe në qoftë se nuk je më aktor, të paktën kohët e fundit.

I pesti në listë renditet Jackie Chan, me 45.5 milionë dollar në vit. Aktori kinez, mori rol në 6 filma gjatë vitit 2017. Ai pritet të nënshkruajë edhe disa kontrata tjera këtë vit, të cilat do të rrisin fitimet e tij. Jackie Chan është aktori më I paguar kinez, I cili njihet për zhanerin e filmave me arte marciale.

Chris Hemsëorth, rënditet i katërti me 64.5 milion dollarë. Shumë, e cila shënohet si më e madhe në të gjithë karrieren e tij. Kjo falë dy roleve të mëdha që pati në filmat “Thor Ragnarok” dhe “Avengers: Infinity Ëar” brenda një viti.

Në vendin e tretë radhitet Robert Doëney Jr. me 81 milionë dollarë.
Shumica e fitimeve të tij vijnë nga roli në “Iron Man”, ndërsa pjesa tjetër prej 15 milionë dollar nga pjesmarrja në filmat ‘’Spider-Man’’, ‘’Homecoming‘’ dhe më shumë se dy herë në ‘’Avengers: Infinity Ëar’’.

I dyti është Dëayne Johnson, me 124 milionë dollarë . Kjo me siguri nuk mund të jetë e papritur për askënd, pasi ‘The Rock’ prej vitesh vazhdon të jetë një prej aktorëve më të angazhuar në projekte. Ndikim të madh ka patur prania e tij në mediat sociale, të cilat e kanë bërë atë një element të rëndësishëm marketingu.

Pavarësisht se nuk ka marrë pjesë për një kohë të gjatë në filmat e Hollyëood aktori me përfitimet më të mëdha në botë për vitin 2017 është George Clooney, me 239 milionë dollarë. George Clooney është një aktor fenomenal dhe yll i madh në fushën e tij, por këtë vit shuma marramëndëse u sigurua nga shitja kompanisë së tij të tekilës.

Artikulli paraprakAKTIVITETET KULTURORE, A I MJAFTOJNË SHKODRËS ?
Artikulli tjetërMATURANTËT, GATI DATAT PËR PROVIMET E VJESHTËS