Në një status të ndjerë për të vëllanë, ish deputetin demokrat Sokol Olldashi, vëllai i tij, Ardiani, ka kritikuar ashpër drejtues të Partisë Demokratike.

“Democrazia e narcizizmit” e mbarsur me gjeste të bujshme, deklarata boshe, fraza të prera me masë për rrethanat dhe interesat në rrjetet sociale me bind edhe një herë që populli shqiptar është më i mirë se politikanet që ka.

Sidomos e kam fjalën për atë pjesë të klasës politike që nuk arriti kurrë të ishte opozitë. Në vend që të ndërmerrnin rrugë të reja, ndoshta të vështira dhe të rrezikshme preferuan të thaheshin, të atrofizoheshin së bashku me partinë e tyre. “ shkruan Ardian Olldashi, në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta t ëish deputetit demokrat.

“Nuk u ‘kujtuat’ me vetedije per Sokol Olldashin nje muaj pasi ishte larguar ne kongresin tuaj te rimekembjes, kujtoheni pese vjet pa nje dite me pas ne luginen tuaj te loteve, ku prisni qe meshira e kohes, ndoshta kur do jeni zbardhur vetem nga floket t’ju fale edhe nje here pushtetin qe nuk dini ta fitoni.” Vijon me tej vëllai i ish deputetit Sokol Olldashi.

Postimi i plote:

NE EMER TE TIM VELLAI

„Democrazia e narcizizmit“ e mbarsur me gjeste te bujshme, deklarata boshe, fraza te prera me mase per rrethanat dhe interesat ne rrjetet sociale me bind edhe nje here qe populli shqiptar eshte me i mire se politikanet qe ka. Sidomos e kam fjalen per ate pjese te klases politike qe nuk arriti kurre te ishte opozite. Ne vend qe te ndermerrnin rruge te reja, ndoshta te veshtira dhe te rrezikshme preferuan te thaheshin, te atrofizoheshin se bashku me partine e tyre.

Koha eshte mesuesi me i mire. Koha po tregon se c‘bene. Si karroca pa kale ne tatepjeten e deshtimit kerkojne te kapen kudo. Kapen tek datat perkujtimore (te gabuara si cdo gje qe bene ne jete)per te mos perfunduar ne faqen qesharake te historise si ata qe shkaterruan, perdhunuan, keqperdoren besimin dhe shpresen e manipuluar te demokrateve te vertete.

Nuk u „kujtuat“ me vetedije per Sokol Olldashin nje muaj pasi ishte larguar ne kongresin tuaj te rimekembjes, kujtoheni pese vjet pa nje dite me pas ne luginen tuaj te loteve, ku prisni qe meshira e kohes, ndoshta kur do jeni zbardhur vetem nga floket t’ju fale edhe nje here pushtetin qe nuk dini ta fitoni.

Ju dhe ipertrofia juaj e Unit jeni pergjegjes historike te kesaj katastrofe qe demokratet e vertete nuk ju kishin borxh.