Pesë zjarrfikëse për të fikur zjarrin në fushën e druve në Prrenjas

Pesë zjarrfikëse nga Librazhdi, Përrenjasi, Pogradeci dhe Elbasani janë angazhuar për fikjen e zjarrit që shpërtheu gjatë natës në fushën e druve të një subjekti privat në Bushtricë të Qukësit në Përrenjas. Veç zjarrfikësve janë angazhuar edhe fadroma dhe mjete të tjera rrethanore. Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe ka rrezikuar dhe ka rrezikuar edhe banesat aty pranë. Por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur parandalimin e fatkeqësisë. Në vendin e ngjarjes edhe policia dhe një grup hetimor. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Infoelbasani.al