TUZI: SYNOJMË PËRFAQËSIM DINJITOZ, LUSHI KËRKON MEDALJE.Ekipi i Vllaznisë në peshëngritje, do të kërkojë të përfaqësohet sa më denjësisht në kampionatin kombëtar për të rinj që do të zhvillohet në dhjetor.

Shtangistët shkodranë, nën drejtimin e trajnerit Muhamet Tuzi janë duke zhvilluar stërvitje intensive. Për më shumë ka folur dhe trajjneri Tuzi, për objektivat e peshëngritësve të tij. Në çdo vit, peshëngritësit e rinj të Vllaznisë kanë hyrë si pretendentë dhe këtë do të kërkojnë ta bajnë sërish. Mëgjithatë, e rëndësishme është që Emanuel Lushi, por dhe të tjerë shtangistë ndonse janë të rinj në moshë, premtojnë shumë për një të ardhme të suksesshme të sportit shkodranë të peshëngritjes. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/mTgKA85b-qw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]