Hapja apo mbyllja e kanalit qe ben komunikimin e ujerave te detit ne Shengjin me ato te lagunes se Kune-Vainit ka vene perballe peshkataret me mbrojtesit e turizmit.

Ndotja ne lagunen e Kune-Vainit kete fillim korriku mund te shmanget vetem me mbylljen e kanalit qe ben lidhjen e detit me kete lagune.

Vendimi vjen pas situates se krijuar qe ndikoi edhe ne turizem me largimin nga zona te pushuesve dhe vizitoreve. Ndersa u be e ditur se mbyllja e kanalit do te nise menjehere, ka ardhur edhe reagimi i peshkatareve.

Ata e kundershtojne kete vendim duke pretenduar se me kete menyre do te demtohen gjallesat si dhe do te krijoje probleme edhe per banoret e zones.

Peshkataret kane protestuar ndaj ketij vendimi ndersa thone se nuk eshte laguna ne vetevete ndotese, por jane ujerat e zeza dhe ato te fabrikes se peshkut qe derdhen ne kete lagune shkaku i kesaj situate te krijuar.

Bregdeti i Shëngjinit u mbulua nga algat ne nje gjatesi prej 3 kilometrash ne zonen e Kunes duke sjelle reagimin e bizneseve te turizmit.

Per te parandaluar pershkallzimin e situates eshte marre vendim per mbylljen e kanalit nga i cili qarkulloi kjo ndotje e plazhit.