Gjuetia e pakontrolluar përgjatë viteve të fundit ka shkaktuar zvogëlimin drastik ose zhdukjen e llojeve peshkore tradicionale të liqenit të Shkodrës. I këtij mendimi është specialisti i peshkimit Rasim Suma.

 

Si problematika të tjera Suma nuk rri pa përmendur gjuetinë me gjenerator apo atë me lëndë helmuese të cilat po shfarosin të gjith peshkun në liqen. Vitet e fundit është konstatuar se ka një rënie të gjuhcës në liqenin e Shkodrës e cila ka qënë më e paktë në treg.

 

Ndërkohë edhe llojet e peshqeve shtegtar sic është ngjala edhe qefulli është në rënie thotë specialist Rasim Suma. Peshkatarët e rinj dhe të palicencuar nuk duan e nuk njohin asnjë rregull, pasi priren vetëm nga nxjerrja e fitimeve, pa llogaritur dëmet që shkaktojnë.

 

Rëniet më të mëdha që shkojnë deri në 50 përqind, llogariten në speciet autoktone dhe sidomos në ato migratore, si levreku, ngjala, qefulli theksojnë specislistët. Tradicionalisht liqeni i Shkodrës ka qenë burim jetese për banorët e rajonit.

 

Artikulli paraprakBLLOKOHEN 180 KG DJATHË, VINTE NGA SHKODRA
Artikulli tjetërVELIPOJË, 30 VJEÇARI MBYTET NË ZONËN E VILUNIT