Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë. Kreu i Hipotekës së Sarandës Armand Hysi ka humbur jetën pas një infarkti kardiak që ka pësuar në vendin e punës.

Mesohet se 44 vjeçari ka qenë në zyrë në momentin që ka pësuar atak kardiak.

Hysi ishte emëruar në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë dhe brenda një kohe të shkurtër kishte arritur ta kthente zyrën e Hipotekës në një nga institucionet më të suksesshme të Sarandës.

Armand Hysi ishte gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës dhe Pedagog në Universitetin “Eqerem Cabej” në Gjirokastër. Ai ishte një nga kandidaturat më të rëndësishme të Partisë Socialiste për drejtimin e Bashkisë Sarandë.

Artikulli paraprakMETA SHPREH NGUSHËLLIME PËR NDARJEN NGA JETA TË SADIJE AGOLLIT
Artikulli tjetërBIE NGA URA ME MOTOR, 39-VJEÇARI NË GJENDJE KOME TRANSPORTOHET NË TIRANË