Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë znj, Alma Lama është ndërprerë në mënyrë të parakohshme nga funksioni i saj me vendim të Presidentit të Republikës z. Hashim Thaci.

Pezullimi saj nga detyra është ende i pamotivuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës por burime të Ora News konfirmojnë se ky vendim ka lidhje me lajmin e publikuar pak kohë më parë nga ish-ministri i Jashtëm i Serbisë Jeremiç mbi një takim të zhvilluar në Romë mes Presidentit të Kosovës Thaçi e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Burime të Ora Neës konfirmojnë zhvillimin e takimit Thaçi-Vuçiç më 4 nëntor 2018 në kryeqytetin italian dhe se Roma zyrtare ka marrë një rol ndërmjetës në marrëdhëniet e ardhshme mes Serbisë e Kosovës.

Madje burimet informojnë se gjatë javëve në vazhdim takime të reja pritet do të zhvillohen në Romë mes Presidentit të Kosovës Thaçi e Presidentit serb Vuçiç.

Nuk është hera e parë që Roma zyrtare bëhet ndërmjetëse në stabilizimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve e serbëve siç ndodhi në vitin 2014, një vit i tensionuar në marrëdhëniet mes Serbisë e Shqipërisë.

Pak javë pas ngjarjes në stadiumin e Beogradit ku gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, droni i komanduar nga Ismail Morina valëviti mbi fushën e lojës flamurin e Shqipërisë së bashkuar, me kërkesën e qeverisë italiane u mbajt në Romë takimi trepalësh Itali-Serbi-Shqipëri me pjesëmarrjen e tre ministrave të jashtëm: Gentiloni- Dacic, e Bushati.

Lajmi i takimit së fundmi në Romë të Thaçit me Vucic shkaktoj një termet në politikën e Kosovës, por dhe pezullimi pa motivim i detyrës së Ambasadores së Kosovës në Romë është një tjetër lajm që rëndon mbi kurrizin e qeverisë.
Ambasadorja Alma Lama ka nisur misionin e saj diplomatik në Romë në nëntor të 2016 pas dy mandatesh si deuputete në Parlamentin e Kosovës.
Gjatë misionit të saj diplomatik ka qënë mjaft aktive në promovimin e frymës evropiane të shtetit të ri të Kosovës.

Së fundmi ka qenë një nga oratoret e Festivalit Ndërkombëtar të Diplomacisë së mbajtur në Romë si dhe është përzgjedhur me një intervistë ekskluzive të saj mes 200 ambasadorëve në librin “Ambasciadori a Roma” i sapo publikuar nga gazetari i njohur italian Marco Finelli ku ka folur mbi integrimin evropian të Kosovës, marrëdhëniet e Kosovës me BE, me SHBA e fqinjët.

Ambasadorja e pezulluar tashmë nga detyra ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë në funksion deri në emërimin e amabasdorit të ri.

PUBLICITET