LEZHË

Pezullohet Shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli. Bëhet me dije se ende nuk ka informacion të saktë mbi arsyet e këtij vendimi, por mësohet se prokuroria ka nisur hetim në lidhje me një sasi të konsiderueshme kanabis të gjetur disa ditë më parë në zonën e Kashnjetit në bashkinë e Lezhës.

Gjetja e të mbjellave me kanabis mund të jetë arsyeja që ka çuar në pezullimin e shefit të komisariatit të Lezhës, por nuk dihet nëse ka hetim të drejtpërdrejtë ndaj Nikollit.

Ai e mori detyrën në Lezhë në shkurt të këtij viti, ndërsa më parë ka qenë shefi i Komisariatit të Tropojës dhe kreu i policisë së Laçit.