18 HERË KAMPIONI OLIMPIK, MESAZH RIVALËVE.
Në prag të mitingut të parë ndërkombëtar që prej Olimpiadës së Londrës, 18 herë kampioni olimpik u shpreh se nuk mund ta përtypë dot humbjen.

Pas një shkëputje shumë mujore, Michael Phelps i është rikthyer pishinave, jo shumë i tmerrshëm si më parë, por që gjithsesi rivalët duhet t’ia kenë frikën. Në prag të mitingut të parë ndërkombëtar që prej Olimpiadës së Londrës, 18 herë kampioni olimpik u shpreh se nuk mund ta përtypë dot humbjen, ndonëse është i vetëdijshëm për kohët që ka regjistruar gjatë këtyre muajve. 29-vjeçari amerikan, i cili u tërhoq 2 vjet më parë në përfundim të Lojërave Olimpike, ka garuar ndërkohë në disa evente të rëndësishme, por nuk ka mundur të shkojë më shumë se vendi i dytë në 100 metra stil flutur apo në 200 metra stil i përzier. Legjenda e notit amerikan tha se ndihet jashtëzakonisht i irrituar me faktin që nga Tom Shields u mund për 0.01 sekonda, ndërsa nga rivali i tij kryesor, Ryan Lochte, për vetëm 0.05 sekonda.
“Eshtë e tmerrshme të humbasësh për të qindtat e sekondës. Gjithsesi tani po stërvitem me ritme më të ulëta se më parë për t’i dhënë trupit kohën e duhur. Pas një viti e gjysmë pushim, e di që nuk mund të jem menjëherë ashtu si dua. Kam mësuar shumë nga vetja dhe e di që jam ende kompetitiv, prandaj do të vazhdoj stërvitjen gradualisht me këto ritme”.
Para se të niste kampionati kombëtar amerikan, Phelps ishte shprehur se do të shikojë njëherë se ku ndodhet për të vendosur nëse do të garojë në olimpiadën e Rios. Nuk e ka marrë ende një vendim, por të gjitha shenjat e deritanishme sinjalizojnë praninë e peshkaqenit në Brazil pas 2 vjetësh.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/OuxynsohSRk?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]