Një 41-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është hedhur nga një lartësi.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Çorovodë, ku 41-vjeçari E.M., në banesën e tij, është hedhur nga një lartësi prej rreth 4 metrash. Veprimin e ka kryer në gjendje të dehur, shtojnë të njëjtat burime.

Për pasojë, ka marrë dëmtime në kokë dhe është transportuar në spital ku po merr mjekim.