Megjithëse kanë kaluar shtatë muaj nga fillimi, piceria “Toscana” në Greifensee (Cyrih) vazhdon të ofrojë ushqim falas për të varfrit.

Shumëkush e ka konsideruar si të pamundur një gjë të tillë, dhe, në fakt, ky aksion interesant nuk është se ia ka vlejtur nga ana financiare, shkruan ëatson.ch. èp shefi i restorantit, shqiptari Gino Ramadani me të shoqen, Elvira, marrin diçka tjetër, më të vlefshme se kaq: mirënjohjen. Ata nuk kishin besuar se edhe pasi nga maji i vitit të kaluar ata i kanë bërë të lumtur më shumë se 1200 veta do të ketë edhe sot pothuajse çdo ditë ndonjë që kërkon pica pa pagesë.

Gino Ramadani e sheh i kënaqur dhe ngapak edhe krenar vitin e kaluar: “Shumëkush kishte vlerësuar se ishte vetëm një truk marketingu dhe se ne nuk do të mund ta mbanim këtë barrë. Por ai tashmë ua ka dëshmuar të gjithëve se ai e ka pasur seriozisht: se ai i mban në zemër njerëzit që nuk munden t`ia lejojnë vetes ushqimin në restorant. Ata pothuaj çdo ditë, i rrëfejnë atij për fatin e tyre. Janë rrëfime prekëse, thotë Ramadani. Bëhet fjalë për nëna vetëmbajtëse që me fëmijët e tyre duhet ta kalojnë muajin me 3200 franga, etër që nuk arrijnë ta paguajnë sigurimin shëndetësor…“Është mbresëlënës fakti se ata më rrëfejnë për hallet e tyre që në takimin tonë të parë”. Një gjë e tillë kërkon shumë guxim. Dhe për këtë, Gino dëshiron t`i falënderojë ata. Shumë nga mysafirët ia përshkruajnë atij me letër ose me SMS të gjatë rrëfimin e tyre jetësor edhe para se të vijnë në restorant. Si shpërblim, ai e ka mbajtur restorantin e tij të hapur edhe gjatë festave të fundvitit. Pasi që kuzhinieri e kishte pushimin, Ramadani personalisht e ka marrë mbi vete edhe punën në kuzhinë. Qindra takimet që realizon, kanë për të më shumë vlerë se paraja. Por se sa do të mund ta mbajë në jetë këtë aksion, është e pasigurt. Fillimisht kishte njerëz të ndryshëm që ofronin para si shenjë mbështetjeje por me kalimin e kohës nuk ka më të tillë, përcjell albinfo.ch ankesën e Ramadanit. “Në përmbyllje të vitit duhet të shikoj me kontabilistin tim”: shuma e përballueshme e humbjes për Gino Ramadanin është te 50 mijë frangëshi

Artikulli paraprakISIS-I PO MBAN PENG FËMIJËT JETIMË TË SHQIPTARËVE TË VRARË NË SIRI
Artikulli tjetërTRUPIT TË NJERIUT I SHTOHET NJË TJETËR ORGAN