Astrofizikania Mimoza Hafizi ka prezantuar këtë të mërkurë në bibliotekën e Universitetit të Shkodrës romanin “Pika trëndafili”, Për ne dhe Alienët.

Vepra ka një ndërtim dualistik, shkencën dhe artin ,nga ku përmes tij, në një formë krejt të thjeshtë, Hafizi pasqyron të rejat në shkencë.

Dy planetë që ndodhen rrotull dy yjeve të afërta , njëri I kaltër e njëri trëndafil është kjo fotografia domethënëse që e ka frymëzuar autoren të shkruajë një vepër të tillë.

Në këtë promovim morën pjesë miq dashamirës që e duan artin dhe shkencën, kolegë të autores mes tyre dhe Rektori I Universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës Adem Bekteshi I cili shprehu mirënjohjen e tij.

Shkenca dhe arti kanë shkrirë kufijtë e tyre, kështu e ka cilësuar shkrimtari Zija Vukaj këtë vepër të rrallë.

Romani shkencor është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe në formë të prekshme për çdokënd që do lexojë këtë libër

 

 

Artikulli paraprak“LORO BORIÇI” GARA VRAPIMIT MES NXËNËSVE
Artikulli tjetër“NDËSHKIMI I TË FORTËVE”, PRANGA TË RIUT LEZHJAN