Një nga bizneset që përfiton më së shumti nga Kupa e Botës në futboll janë pa dyshim kompanitë e basteve sportive.

Të gjesh shumën e saktë se sa lekë lënë qytarët këto ditë nëpër lloto është e vështirë por jashtë kamerave në hulumtimin e Star Plus menaxherët e basteve thonë se shifrat janë shumë të mëdha dhe numri i skedinave të vëna është i lartë.

E duke marrë parasysh që në qytetin e Shkodrës pikat e basteve janë të shumta dhe mund të gjenden në çdo rrugë kryesore apo lagje të Shkodrës vetë qytetarët kryesisht e konsiderojnë si shumë problematike këtë fakt.

Por ka edhe nga ata që pavarësisht se gjendja ekonomike nuk u’a mundëson nuk e shohin si shqetësuese vendosjen e ndonjë skene aq më tëpër meqë kampionati botëror “Rusi 2018” është në zhvillim.

E pavarësisht kësaj të shumtë janë ata që kanë krijuar edhe varësi në vendosjen e skedinave e për ta nuk ka rëndësi nëse është një ditë e zakonshme apo zhvillimi i kampionatit botëror.

Artikulli paraprakMJEDISI DY MUAJ PA KRYEINSPEKTOR E PA RROGA
Artikulli tjetërBERISHËN E DO TIRANA, POR AI MBETET TE VLLAZNIA