RRITET PRAGU MINIMAL I PIKËVE DHE ULEN KUOTAT E PRANIMEVE NË UNIVERSITETE. Pikët e fituesit të fundit për 86 degët e katër universiteteve të Tiranës kanë pësuar një rritje të lehtë në 3 vitet e fundit. Nga 2012-a në 2014-n, pikët kanë ardhur duke u rritur nga 50-450 për çdo degë ndersa rritja e nivelit të pikëve pritet të jetë më e thekësuar edhe përgjatë 2015-s. Mbyllja e universiteteve private, pritet të sjellë një numër më të lartë të aplikimeve për në universitete publike, që do të thotë një garë më e vështirë për 46 mijë kandidatë. Një tjetër faktor për rritjen e pikëve është dhe mesatarja. Për këtë vit Ministria e Arsimit ka miratuar një formulë të re dhe mesatarja përbën 26% të pikëve totale.

Pas mesatares janë provimet e detyruara që zënë 40% të formulës për llogaritjen e pikëve, ndërsa provimet me zgjedhje kanë një peshë më të vogël, 17% secili. Sipas Agjensisë Kombëtare të provimeve formula ku duhet të bazohen maturantet për të llogaritur pikët është: S={[26 x M +20x (D1+D2)] x K +17 x(Z1xF1+Z2 x F2)}x5, (tabela) ku M, Dl, D2, Zl dhe Z2 janë pikët mesatare, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe gjuhë shqipe”, “Matematikë” dhe në ato me zgjedhje. K, Fl dhe F2 janë koeficientët e shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje Një tjetër arsye se përse pritet të rritet niveli i pikëve të fituesve të fundit, është dhe një ulje e kuotave që pritet të bëjë Ministria e Arsimit për vitin akademik 2015-2016. Edhe këtë vit sipas Agjensisë Kombëtare të Provimeve degët më të preferuara do të jenë, ato shoqërore. Degët si Drejtësi, Shkenca Sociale, Shkenca Politike, pritet të jenë në krye të formularit A2, ndër 10 preferencat që mund të zgjedhin maturantët. Nga degët shkencore konkurenc më të fortë do të ketë për degët e Fakultetit Ekonomik. Inxhinieria e Ndërtimit dhe Arkitektura janë dy degët më të preferuara te Universiteti Politeknik ndërsa në Universitetin Mjekësësor, deëgt si Farmaci, Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji kanë nivelin më të lartë të pikëve. Gara mes 46 mijë maturantëve do të nis që në momentin kur do të plotësohet formulari A2.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, PD E VETME MPOSHT PS-LSI
Artikulli tjetërPROCESI I NUMERMIT TE VOTAVE NE KZAZ NR 2