Pishinat, kujdes fëmijet! Mjekët: Janë shtuar infeksionet në sy, lëkurë e veshë

Frekuentimi i pishinave, por edhe larja në det si dhe qëndrimi në diell me orë të zgjatura ka sjellë një numër të shtuar të fëmijëve me infeksione në sy, veshë dhe lëkurë. “Kryesisht faktorëve të rezeve të diellit, të cilat ndikojnë në tharjen e syrit ose ekspozimi që fëmijët lahen në pisha, në det, ndikojnë nga irritimi nga klori apo grimca të ndryshme që ndodhen në det”, shprehet mjekja Eneda Rustemi. Mjekët këshillojnë që prindërit te bëjnë kujdes për fëmijët duke i mbrojtur sytë me syze uji për ata më të rriturit, kapelet në mënyrë që të mos kenë kontakt të drejtpërdrejt me ujin dhe t’i mbrojnë nga dielli pasi infeksionet në sy sjellin shqetësime për fëmijët duke i bërë të grindur. “Konjunktiviteti bakterial nuk shoqërohet vetëm me dëmtime të syrit, por edhe me dëmtime të tjera si fëmija mund të jetë temperaturë të lartë, mund të ketë një infeksion në vesh, mund të ketë një infeksion në grykë, mund të ketë një gjendje të shtuar të diarre”, shprehet mjekja Eneda Rustemi. Por nëse këto infeksioni lihen pa trajtuar mund të shkaktojnë edhe dëmtime serioze në shikimin e fëmijës . “Nëse anashkalohet këto mund të japin probleme të rënda me kornenë e syrit”, thekson mjekja Eneda Rustemi. Nëse fëmija do të ketë sy të irrituar mjekët këshillojnë që prindërit të bëjnë vetëm shpëlarje me ujë pa përdorur medikamente që mund t’ua sugjerojë farmacisti dhe menjëherë të drejtohen tek mjeku.

Artikulli paraprakJU GJET 3.5 KG KANABIS, PROCEDOHET NË GJENDJE TË LIRË 77 VJEÇARI
Artikulli tjetërU FUT PËR T’U LARË NË DET MBYTET 10 VJEÇARJA