ATLETI I NJOHUR, VRAU ME ARMË ZJARRI TË DASHURËN E TIJ.Nga një atlet i lavdëruar në mbarë botën, Oskar Pistorius u shndërrua në një të dënuar për vrasje.Gjykata e Pretorias i dha atletit paralimpik, i cili garon me dy këmbë artificiale, dënimin prej pesë vitesh në qeli për vrasje pa dashje.Ndërsa dënimi me tre vjet burg për përdorim armësh zjarri u pezullua.

Megjithatë, ekipi i avokatëve mbrojtës bëri të ditur se ai do të kalonte 1/6 e dënimit në spitalin e burgut të Pretorias, pra rreth 10 muaj, para se të kalonte në arrest shtëpie.Ndërsa prokurorët janë të mendimit se do ta kalojë minimumi 1/3 e dënimit pas hekurave.Shpesh gjatë fjalimit të gjykatëses, Pistorius ndihej keq ndërsa përmendej emri i të dashurës së tij.Prokuroria kishte kërkuar dhjetë vjet dënim me burg për atletin paralimpik, pasi sipas saj ky do të ishte dënimi i vetëm që do të kënaqte publikun afrikano-jugor.Pistorusi gjithsesi nuk u gjykua fajtor për vrasje me paramendim, që do të kishte sjellë edhe dënimin maksimal për të. Gjokatesja hodhi poshte pretendimet e palës mbrojtëse, se atleti do të ishte vulnerabël në burg për shkak të problemeve fizike, pasi ajo ishte e sigurt që burgu ishte i pajisur me të gjitha kushtet për t’u kujdesur për të dënuarit me nevoja të veçanta.27-vjeçari vrau me armë zjarri të dashurën 29-vjeçare vitin e kaluar në ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt 2013.