Risjellaj e teatrit të fëmijëve pas thuajse 30 vitesh në qytetin e Shkodrës ishtë një sukses I madh, shfaqja “Piter Pan” e sjellë nga aktorët si Sara Smaja, Jozef Shiroka etj ka bërë qëtë gjithë fëmijët të drejtohen në teatrin “Migjeni” për të parë këtë shfaqje e realizuar nga këta aktorë.

Që nga premiera e kësaj shfajeje janë realizuar plot 14 të tilla e cila edhe për dy javët në vazhdim do të jetë në skenën e teatrit vetëm gjatë fundjavave. Gjtë gjithë kohës kur shfaqja “Piter Pan” ka qënë në skënë aktorët që e realizuan kanë pyetur fëmijët se kë përrallë do të dëshironin të ishtë shfaqja e rradhës, por kjo gjë mbetet pak mister pasi mbeten edhe dy javë kohë deri në shfaqjen e fundit të “Piter Pan” ku edhe do të vendoset për realizimin e rradhës.

Artikulli paraprakKANABIS, ARRESTOHET 1 SHTETAS
Artikulli tjetër“TINGËLLIMAT E QYTETIT TIM”