Ditën e sotme është mbledhur grupi i PS-së, në ambjentet e Kuvendit.

Gjatë mbledhjes, deputeti i qarkut të Lezhës Pjerin Ndreu ka folur edhe për arrestimin e ish-kolegut të tij Arben Ndoka.

Nuk marr përsipër të gjykoj provat. Kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimit, sjelljen skandaloze dhe se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit.

Dhe praktikimin e dy standardeve, një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret prokuroria e krimeve të rënda. Duhet shihen me qetësi këto gjëra.

Ne si forcë politike nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e të proceduarit të Prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme.

Të presim verdiktin e drejtësisë e të flasim për të tjerat.