Operacioni Forca e Ligjit ka mbërritur sërish në qytetin e Shkodrës duke sjellë formularët për dy shtetas të cilët dyshohen si të përfshirë në grupe kriminale dhe të dënuar nga gjykatat. Në njoftimin e saj policia e shtetit bën të ditur se vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda,

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: S. A, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i stukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe shtetasit S. R, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi,

si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, thuhet në njoftimin për shtyp.Tashmë OFL është riktyer vrullshëm me kërkesat e saj për plotësimin e formularëve ndaj shumë individëve të ndryshëm në të gjithë qytetet e Shqipërisë duke përfshirë edhe Shkodrën.

Kjo është e disata herë që OFL vjen në Shkodër duke sjellë formularë për personazhe të ndryshëm të dyshuar apo të dënuar me vendime të formës së prerë. Pavarësisht këtij rimit të OFL me sjelljen e formularëve SPAK ka rrëzuar shpesh herë OFL-në duke hequr sekuestrot e vendosura të pasurive të këtyre personave.

Artikulli paraprakVITI I RI SHKOLLOR/ SHAHINI: LIBRA FALAS PËR NXËNËSIT DERI NË KLASËN E 7-TË, SI DHE GJITHË KATEGORITË E VEÇANTA DERI NË TË 12-TËN
Artikulli tjetërZYRTARE, KOEMAN MERR DREJTIMIN E BARCELONËS